Zyrtare: Ergyn Ahmeti largohet nga Drita

Zyrtare: Ergyn Ahmeti largohet nga Drita

Sport June 17, 2021 - 18:02
Lajmet e fundit nga sporti

Drita FC dhe Ergyn Ahmeti kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan Zeri.info.

Ahmeti ka vendosur të largohet nga “Intelektualët”, pasi nuk ishte i kënuar me hapësirën e dhënë.

Ahmeti u transferua te Drita para një viti, teksa regjistroi 25 paraqitje.

Njoftimi i plotë nga Drita FC (pa ndërhyrje):

“Sot kemi përfunduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Ergyn Ahmeti i cili u përshëndet me ekipin dhe stafin!

Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapsirën që kishte tek ne.

Ergyni u bashkua me ne një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje dhe ka asistuar 2 herë për ekipin!

Klubi jonë është falënderues ndaj Ergynit për profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron shumë suksese!

Faleminderit Ergyn”. /Zeri.info