Edon Zhegrova, dribluesi më i mirë në Superligën e Zvicrës për sezonin 2020/21

Edon Zhegrova, dribluesi më i mirë në Superligën e Zvicrës për sezonin 2020/21

Sport June 17, 2021 - 19:08
Lajmet e fundit nga sporti

Edon Zhegrova është shpallur dribluesi më i mirë për sezonin 2020/21 në Superligën e Zvicrës, shkruan Zeri.info.

Reprezentuesi i Kosovës ka kompletuar më shumë driblime se çdo futbollistë tjetër në elitën e futbollit zviceran.

Gjatë sezonit 2020/21, 22-vjeçari kompletoi 99 driblime të suksesshme te Baseli.

Image

Ndryshe, Zhegrova e mbylli sezonin me 5 gola e 7 asistime nga 32 paraqitje në të gjitha garat.

Edon Zhegrova ka kontratë të vlefshme me Baselin deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info