De Bruyne “bombardon” nga distanca, Belgjika merr epërsinë ndaj Danimarkës

De Bruyne “bombardon” nga distanca, Belgjika merr epërsinë ndaj Danimarkës

Sport June 17, 2021 - 19:30
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Danimarkës, duke përmbysur kështu epërsinë e danezëve, shkruan Zeri.info.

Në “Parken Stadium”, Danimarka dhe Belgjika janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin B.

Rezultati momental nga kjo ndeshje është 2-1.

Goli i dytë u shënua nga njeriu që hyri në ndeshje në pjesën e dytë dhe ishte asistues te goli i parë dhe i barazimit, Kevin De Bruyne.

LEXO EDHE: De Bruyne tregon klasin e tij, Belgjika barazon rezultatin ndaj Danimarkës me golin e Hazardit (VIDEO)

De Bruyne golin e epërsisë për Belgjikën e shënoi në minutën e 70-të. /Zeri.info