“Euro 2020”: Holanda shënon fitore të pastër ndaj Austrisë dhe siguron kalimin e grupit

“Euro 2020”: Holanda shënon fitore të pastër ndaj Austrisë dhe siguron kalimin e grupit

Sport June 17, 2021 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Holandës ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në “Euro 2020”, për të siguruar kalimin e grupit, shkruan Zeri.info.

Pas Ukrainës, “Tulipanët” shënuan fitore edhe ndaj Austrisë në ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Johan Cruijff Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-0. Memphis Depay dhe Denzel Dumfries shënuan golat e fitores për holandezët.

Holanda është lidere në grup dhe tani me gjashtë pikë ka siguruar kalimin tutje. Në pozitën e dytë renditet Ukraina me tre pikë, aq sa ka edhe Austria një pozitë më poshtë. E fundit është Maqedonia e Veriut me zero pikë.

Në ndeshjet e rrethit të tretë dhe të fundit në Grupin C takohen: Maqedonia e Veriut – Holanda dhe Ukraina – Austria. /Zeri.info