Ashtu siç paralajmëroi “Zëri”, Alban Shillova transferohet te Llapi

Ashtu siç paralajmëroi “Zëri”, Alban Shillova transferohet te Llapi

Sport June 18, 2021 - 10:37
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i njohur, Alban Shillova, është përforcimi i fundit i KF Llapit, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi që në sezonin e fundit ishte pjesë e FC Prishtinës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me llapjanët.

Vlen të theksohet se “Zeri.info” më 16 qershor raportoi ekskluzivisht se Llapi dhe Shillova janë në bisedime dhe se marrëveshja është afër finalizimit.

LEXO TË PLOTË: Alban Shillova, afër transferimit te Llapi

Marrëveshja tashmë është arritur edhe zyrtarisht, teksa 28-vjeçari është prezantuar sot te KF Llapi.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi (pa ndërhyrje):

“Skuadra e Llapit është përfocuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t'u mos u dorëzuar asnjëherë do t'i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova.

Alban Shillova, 28 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar. Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.

Urime Alban, me angazhim dhe përpjekje, të bashkuar do t'ia dalim ta shkruajmë historinë në Evropë!”. /Zeri.info