Busquets kalon koronavirusin, është gati për ndeshjen e nesërme

Busquets kalon koronavirusin, është gati për ndeshjen e nesërme

Sport June 18, 2021 - 12:33
Lajmet e fundit nga sporti

Sergio Busquets është gati për t’i ndihmuar Kombëtares së Spanjës në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Mesfushori i Barcelonës i mungoi spanjollëve në ndeshjen e parë ndaj Suedisë, pasi që ishte i infektuar me koronavirus.

Por, tani Kombëtarja e Spanjës ka njoftuar se 32-vjeçari ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit.

Sergio Busquets do t’i bashkohet Spanjës sot në stërvitje dhe do të përfshihet në skuadër për ndeshjen ndaj Polonisë.

Ndeshjen ndaj Polonisë, Spanja e zhvillon nesër (e shtunë). /Zeri.info