Shqipëria U19 shënon fitore ndaj Kosovës U19

Shqipëria U19 shënon fitore ndaj Kosovës U19

Sport June 18, 2021 - 13:20
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Kosovës U19, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në paraditen e sotme në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 3-0.

Henri Nerguti, Klevi Qefalija dhe Dejvid Janaqi shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e dytë miqësore. Ndeshja e parë ishte fituar 1-0 nga “Dardanët”.

Këto dy ndeshje miqësore u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022, të cilat zhvillohen në tetor. /Zeri.info