Sot zhvillohet miqësorja mes Dritës dhe Llapit

Sot zhvillohet miqësorja mes Dritës dhe Llapit

Sport June 18, 2021 - 13:52
Lajmet e fundit nga sporti

Drita dhe Llapi do ta zhvillojnë sot (e premte) një miqësore mes vete, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet që i presin në arenën ndërkombëtare, shkruan Zeri.info.

Skuadra fituese e Kupës dhe nënkampionia e Kosovës do të marrin pjesë në “Conference League”.

Para ndeshjeve në këtë garë, këto dy skuadra do të zhvillojnë një miqësore mes vete sot.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, nga ora 17:00. /Zeri.info