Zyrtare: Shkëlzen Ruçi largohet nga SC Gjilani

Zyrtare: Shkëlzen Ruçi largohet nga SC Gjilani

Sport June 18, 2021 - 15:25
Lajmet e fundit nga sporti

Shkëlzen Ruçi dhe SC Gjilani kanë ndarë rrugët, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga portieri shqiptar, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë nga Ruçi (pa ndërhyrje):

“Faliminderit Sc Gjilanit per kto dy vite Falenderoj presidentit per korrektesin falenderoj edhe shtabit teknik per mundesin qe ne dhan t isha pjes e Sc Gjilanit . suksese”.

28-vjeçari nga Elbasani te Gjilani u transferua para dy viteve.

Në të kaluarën, Ruçi ka mbrojtur edhe portën e tri skuadrave shqiptare: Bylisit, Elbasanit dhe Luftëtarit. /Zeri.info