"Euro 2020": Suedia mposht Sllovakinë dhe merr kryesimin në grup

Sport June 18, 2021 - 16:51
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Suedisë ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian "Euro 2020", shkruan Zeri.info.

Pas barazimit me Spanjën, të përzgjedhurit e Janne Andersson kanë mposhtur Sllovakinë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0. Emil Forsberg shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë në minutën e 76-të.

Suedia tani ka katër pikë dhe është lidere në Grupin E, kurse Sllovakia renditet e dyta me tre pikë.

Spanja renditet e treta me një pikë, kurse Polonia e fundit me zero pikë. Këto dy kombëtare takohen nesër mes vete. /Zeri.info