Përfundon miqësorja në Gjilan mes Dritës dhe Llapit

Përfundon miqësorja në Gjilan mes Dritës dhe Llapit

Sport June 18, 2021 - 20:34
Zbuloni detajet

Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Rezultati është mbyllur në epërsi të llapjanëve prej 1:0, golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Valmir Veliu, në minutën e 32-të.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave është zhvilluar në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan.

Kjo është miqësorja e parë për Dritën, ndërsa Llapi e ka zhvilluar edhe një ndaj Prishtinës, ku ka humbur me rezultat prej 3:1.

Kjo ndeshje ka shërbyer si testim për të dy skuadrat para ndeshjeve në Ligën e Konferencës, ku të besuarit e Ardian Nuhiut do të luajnë ndaj Deçiqit. Ndërsa ekipi nga Podujeva kundër Shkupit.