Testohen të gjithë lojtarët e Prishtinës në Eurolab, të gjithë rezultojnë negativë

Testohen të gjithë lojtarët e Prishtinës në Eurolab, të gjithë rezultojnë negativë

Sport June 18, 2021 - 20:37
Zbuloni detajet

Të gjithë futbollistët e Prishtinës kanë rezultuar negativ dhe bardhekaltërit gjithashtu sot kanë mbërritur në Tiranë.

Futbollistët e Prishtinës janë testuar në klinikën "Eurolab".

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke bërë të ditur se të gjithë anëtarët janë testuar sot dhe e gjithë ekspedita kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë:

Para nisjes e tërë ekspedita doli negative në testim

Tiranë, 18 qershor – Skuadra sot ka mbërritur në Tiranë ku është akomoduar dhe karantinuar në “White Dream Hotel”.

Para nisjes për në Shqipëri, skuadra është testuar në laboratorin e specializuar “EuroLab” ku të gjithë anëtarët e ekspeditës kanë dalë negativ.

Pasdite nga ora 18, në fushën ndihmëse të KF Tirana në “Skënder Halili”, skuadra kreu seancën e parë stërvitore, aty ku do të stërvitet edhe nesër për të kaluar pastaj në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në “Elbasan Arena”. /Zeri.info