Drita pret sot gjigantin holandez Feyenoord në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

Drita pret sot gjigantin holandez Feyenoord në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

Sport July 22, 2021 - 11:11
DETAJET

Sot (e enjte) zhvillohet ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes nën-kampionit të Kosovës, Dritës dhe gjigantit holandez Feyenoord.

Drita është nikoqire e gjigantit holandez në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ky takim pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i Ardijan Nuhiut e ka eliminuar Deçiqin në raundin e parë dhe synon befasinë edhe në këtë raund.

Në anën tjetër, ekipi holandez merr pjesë zakonisht në gara evropiane, si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, kështu që në Ligën e Konferencës pret që të luajë pa problem.