Arsenali kompleton transferimin e White

Arsenali kompleton transferimin e White

Sport July 29, 2021 - 18:26
Lajmet e fundit nga sporti

Ben White mund të llogaritet si lojtari më i ri i Arsenalit, derisa tani për tani është duke munguar vetëm zyrtarizimi, shkruan Zeri.info.

Qendërmbrojtësi anglez gjatë ditës së djeshme ka finalizuar kalimin në “Emirates Stadium”, teksa ka kryer edhe testet mjekësore.

Gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se White ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Sipas Romanos, zyrtarizimi i 23-vjeçarit te “Topçinjtë” do të bëhet së shpejti.

Ben White do t’i kushtojë Arsenalit 50 milionë funte. /Zeri.info