Edhe klubi i njohur spanjoll i futet garës për transferimin e Xherdan Shaqirit

Edhe klubi i njohur spanjoll i futet garës për transferimin e Xherdan Shaqirit

Sport July 31, 2021 - 20:06
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, shkruan Zeri.info.

Lazio deri më tani shihet klubi më favorit për transferimin e futbollistit nga Kosova, pasi që edhe Shaqiri deklaroi ditë më parë se i pëlqen loja që aplikon Maurizio Sarri.

Në garë për reprezentuesin zviceran thuhet se është edhe Napoli, teksa sot raportohet se garës i është bashkuar edhe Villarreali.

Madje, raportohet se klubi spanjoll tashmë ka bërë kontaktet e para me Liverpoolin. Klubi anglez thuhet se kërkon së paku 13 milionë euro nga shitja e Shaqirit.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri ka kontratë të vlefshme Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. /Zeri.info