Zyrtare: Lejson Zeqiri është përforcimi i radhës i Prishtinës

Zyrtare: Lejson Zeqiri është përforcimi i radhës i Prishtinës

Sport August 02, 2021 - 15:36
Detajet

KB Prishtina ka zyrtarizuar përforcimin e ri.

Prishtina po vazhdon me kompletimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

"Kryeqytetasit" së fundmi kanë shtuar në radhët e tyre basketbollistin Lejzon Zeqiri.

Zeqiri në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës maqedone KK Mzt Sopje ku në 18 ndeshje të zhvilluara ka luajtur me mesatare 10.2 pikë, 4.8 kërcime. 0.8 asistime për ndeshje.

Prishtinasit gjatë ditëve në vijim do ta vazhdojnë me transferime të tjera.

Lajmin për Zeqirin e ka bërë të ditur vetë klubi i Prishtinës përmes një postimi në llogarinë në Facebook.