Suedia e Kosovare Asllanit kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Suedia e Kosovare Asllanit kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Sport August 02, 2021 - 16:19
Detajet

Suedia ka arritur të kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Futbollistet suedeze mposhtën Kombëtaren e Australisë me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Fridolona Rolfo në min e 46’.

Në këtë ndeshje 90 minuta luajti futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani që është njëra ndër protagonistet kryesore të Suedisë.

Në finale suedezet do të përballen me Kanadanë që mposhti SHBA-të 1-0.

Ndërsa për medaljen e bronztë do të luajnë SHBA-të dhe Australia.