Driton Kuka propozohet për titullin “Dr.Honoris Causa”

Driton Kuka propozohet për titullin “Dr.Honoris Causa”

Sport August 02, 2021 - 19:06
DETAJET

Driton Kuka pritet të propozohet për titullin Dr.Honoris Causa.

Propozimin për një titull të tillë ka vendosur t’a bëjë Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit i Universitetit ‘Hasan Prishtina’.

Kuka me punën e tij ka arritur të nxjerrë 3 medaliste olimpike.

Fillimisht Majlinda Kelmendi fitoi të artën në Rio 2016 kurse në garat olimpike të këtij viti ‘Tokio 2020’, Kuka arriti me sukses që me anë të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës t’ia sigurojë Kosovës edhe dy medalje të tjera të arta olimpike.