SC Gjilani konfirmon dy ndeshje miqësore

SC Gjilani konfirmon dy ndeshje miqësore

Sport August 02, 2021 - 19:47
DETAJET

SC Gjilani do të luajë edhe dy ndeshje të tjera miqësore përpara fillimit të Superligës.

FC Kek-u dhe KF Malisheva janë skuadrat me të cilat skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të zhvillojë miqësore.

Ndeshja ndaj Kek-ut do të zhvillohet më 3 gusht në Obiliq, derisa më 5 gusht do të luajë edhe ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00.