Zyrtare: Bruno Akrapoviq merr drejtimin e Shkëndijës

Zyrtare: Bruno Akrapoviq merr drejtimin e Shkëndijës

Sport August 02, 2021 - 19:51
DETAJET

Kampionia në fuqi e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës, është bërë me trajner të ri.

Shkëndija të hënën pasdite ka zyrtarizuar në pozitën e trajnerit boshnjakun Bruno Akrapoviq. Ai është kthyer në klubin tetovar pas pesë vjetëve. Marrëveshja është prë një vit, me mundësi të vazhdimit.

Akrapoviq kishte pasur suksese me Shkëndijën, duke fituar Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe duke avancuar në gara evropiane.

“Vij me përshtypje pozitive, kam këtu mjaft miq që kam lënë këtu dhe të cilët sërish i takoj. Është kënaqësi të shohësh shokët dhe plus këtë ta bashkosh me punën dhe momentet e bukura të futbollit, kënaqësia është edhe më e madhe. Kështu që jam i orientuar pozitivisht dhe shikoj pozitivisht të ardhmen. Mendoj se do të kemi rezultate. Mendoj se pas eliminimit nga këto ndeshjet e fundit duhet që theksin ta vendosim në motivin e futbollistëve, në kthimin e një ritmi për të mundur ta tregojnë cilësinë e tyre që sigurisht se e kanë dhe ta ngrejmë motivin në një nivel për të mundur të startojmë sezonin e ri me përshtypje sa më të mira dhe të mund të kënaqim interesin e publikut dhe interesin e sponsorit“, ka thënë Akrapoviq për sajtin zyrtar të Shkëndijës.

Pas dështimit të plotë në Evropë, Shkëndija është ndarë me trajnerin Ernest Gjoka.