FC Ballkani nderohet me vizitë gjatë përgatitjeve nga dy figura të njohura

FC Ballkani nderohet me vizitë gjatë përgatitjeve nga dy figura të njohura

Sport August 02, 2021 - 20:25
DETAJET

Ballkani është duke vazhduar përgatitjet në tokën turke para sezonit të ri.

Skuadra kosovare ka disa ditë që po qëndron në Turqi, ku tanimë ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore.

E gjatë qëndrimit në Kayseri, klubi ka krijuar miqësi të ngushtë me skuadrën e këtij qyteti, Kayserispor.

Sot gjatë seancës stërvitore, klubin suharekas e kanë vizituar dy personalitete të larta të këtij qyteti, presidentja e klubit Kayserispor, Berna Gözbaë dhe kryetari i Komunës, Memduh Büyükkëlëç.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Të dashur tifozë 

Klubi i Ballkanit kishte sot një vizitë shumë të veçantë në Turqi. Presidentja e klubit të Kayserispor, Berna Gözbaë dhe kryetari i Komunës së Kayserit Memduh Büyükkëlëç kanë vizituar klubin tonë në stadiumin ku po kryejmë stërvitjet.

Vizita e dy figurave të njohura turke, është një vlerësim për klubin tonë dhe gjejmë rastin t’i falënderojmë për pritjen e ngrohtë që i kanë rezervuar klubit tonë.

Faleminderit Berna & Memduh! Teëekkürler Berna & Memduh.

Na priftë e mbara Suharekë. /Zeri.info