Vashat e arta të Kosovës po priten në Prishtinë me festë
Foto:Laura Hasani

Vashat e arta të Kosovës po priten në Prishtinë me festë

Sport August 02, 2021 - 20:41
DETAJET

Ekipi Olimpik i Kosovës në krye me Driton Kuka janë duke u rikthyer në vendlindjen e tyre.

Ditën e djeshme është bërë e ditur se ky ekip me dy vajzat e arta Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën do të marshojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Image

Para pak çasteve është raportuar se aeroplani në të cilin gjenden vashat e arta, do të vonohet për 35 minuta.

Sheshi “Zahir Pajaziti” shihet se është duke u mbushur çdo herë e më shumë, pra, me një mobilizim të jashtëzakonshëm në nder të ekipit Olimpik të Kosovës.

Image
Image
Image