Agron Kuka: Majlinda është udhërrëfyesja jonë, Kuka është çelësi i suksesit

Agron Kuka: Majlinda është udhërrëfyesja jonë, Kuka është çelësi i suksesit

Sport August 02, 2021 - 21:07
DETAJET

Me të arritur në Kosovë, ekipi olimpik i Kosovës ka falënderuar për pritjen të gjithë të pranishmit që ishin aty.

Agron Kuka, nga Kompiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se janë krenarë me të gjithë të arritur që kanë bërë atje ekipi, duke fituar dy medalje të arta.

“Boshti dhe shtylla e ekipit edhe pse nuk e kishte ditën e saj më të mirë, Majlinda Kelmendi mbetet një dhe e vetmja, e para. Tanimë ajo është një udhërrëfyese për sportistët tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Kuka për Kelmendin.

Ai tutje lavdëroi edhe Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.

“Dua publikisht ta përgëzoj për rezultatet, punën përkushtimin çelësin e të gjitha të arriturave të këtyre, mjeshtrin e madh Toni Kukan”, u shpreh tutje anëtari i Komitetit Olimpik.