Daulina Osmani: Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare

Daulina Osmani: Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare

Sport August 02, 2021 - 21:03
Zbuloni detajet

Daulina Osmani, zëvendësministre në MKRS ka thënë se nuk ka mundësi të kishte një pritje më madhështore pas dy medaljeve të arta të Distrisa Krasniqi e Nora Gjakovës.

Ajo ka thënë se këto medalje janë suksesi historik i Kosovës. Sipas saj ato e vazhduan rrugën që e hapi Majlinda në vitin 2016.

“Dua të falënderoj të gjithë xhudistët që na prezantuan në Tokio dhe sportistët e sporteve tjera. Dua t’i drejtohem se Parisi 2024, Los Angelesi 2028 vijnë shumë shpejt, dhe është koha që të gjithë t’i përvishemi punës, t’i bashkojmë forcat dhe t’i nisim për përgatitjet për Olimpiadat që na presin. Është koha të ndërtojmë strategji, të cilat do të nxjerrin talente edhe në sportet tjera, dhe të na sjellin medalje. Falënderoj federatën e xhudos, prej Agronit, mjeshtrit Driton Kuka, sportistëve që na e zbardhën fytyrën dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Shumica e shteteve, edhe Japonia janë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rritin investimet në sportin e Kosovës”, ka thënë ajo.