Sfida Prishtina - Bodo/Glimt transmetohet direkt në këtë televizion
Sport
August 03, 2021 - 21:50
DETAJET
FC Prishtina këtë mesjavë do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës.
Të drejtuarit e Zekirija Ramadanit do të kenë përballë skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.
Kjo sfidë do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja në fjalë nis nga ora 20:00 dhe transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.
Ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Norvegji. /Zeri.info