Përveç Superligës, “ArtMotion” do të transmetojë edhe ndeshjet e Ligës së Parë

Përveç Superligës, “ArtMotion” do të transmetojë edhe ndeshjet e Ligës së Parë

Sport August 05, 2021 - 16:33
Lajmet e fundit nga sporti

Përveç ndeshjeve të Superligës së Kosovës, transmetim televiziv do të kenë edhe ndeshjet e Ligës së Parë nga sezoni i ri, shkruan Zeri.info.

Ashtu si ndeshjet e Superligës, edhe ndeshjet e Ligës së Parë (Grupi A dhe B) do të transmetohen në platformën “ArtMotion”.

Lajmi është bërë i ditur nga FFK, pas mbledhjes së mbajtur sot nga Komiteti Ekzekutiv.

“KE po ashtu miratoi vendimin që edhe në edicionin e ri 2021/2022, të drejtën televizive t’ia japë kompanisë “ArtMotion” për ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sezoni 2021/22 në Superligë fillon më 21 gusht, kurse në Ligën e Parë më 28 gusht. /Zeri.info