Zyrtare: Albutrint Morina rikthehet te KF Vëllaznimi
Sport
August 05, 2021 - 18:22
Lajmet e fundit nga sporti
KF Vëllaznimi po vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve nga Liga e Parë, shkruan Zeri.info.
Klubi gjakovar ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Albutrint Morina.
28-vjeçari ka vendosur të rikthehet te klubi i vendlindjes së tij, pas katër viteve.
Morina gjatë këtyre viteve ishte pjesë e Feronikelit, Llapit, Drenicës dhe së fundmi u aktivizua te A&N.
Albutrint Morina me KF Vëllaznimin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. /Zeri.info