Liverpooli e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Bolognas, Xherdan Shaqiri asistues te goli i vetëm i ndeshjes

Liverpooli e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Bolognas, Xherdan Shaqiri asistues te goli i vetëm i ndeshjes

Sport August 05, 2021 - 19:14
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Bolognas, shkruan Zeri.info.

Skuadra angleze dhe ajo italiane kanë zhvilluar sot dy ndeshje miqësore mes vete, me formatin prej 60-të minutave.

Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën fitore ka regjistruar skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.

LEXO EDHE: Liverpooli shënon fitore në ndeshjen e parë miqësore ndaj Bolognas (VIDEO)

“Të Kuqtë” tani fituan me rezultatin minimal, 1-0, me golin e shënuar nga Takumi Minamino në minutën e 14-të.

Asistues i golit ishte Xherdan Shaqiri, i cili ishte startues në ndeshjen e dytë dhe luajti për 31 minuta.

Vlen të theksohet se Liverpooli kishte një rast të mirë për të shënuar edhe golin e dytë, por Divock Origi dështoi të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 46-të. /Zeri.info