Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes ndjek nga afër ndeshjen e Prishtinës në Ligën e Konferencës

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes ndjek nga afër ndeshjen e Prishtinës në Ligën e Konferencës

Sport August 05, 2021 - 20:10
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e vetme që ende po merr pjesë në garat e Evropës, Prishtina, sonte është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, shkruan Zeri.info.

Kampionia e Kosovës është duke u përballur me skuadrën kampione të Norvegjisë, Bodo/Glimt.

Ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa ka filluar në ora 20:00.

I pranishëm në këtë ndeshje është edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili është parë i shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe zyrtarë tjerë të federatës.

Image

Mbetet të shihet nëse ndonjë futbollistë i Prishtinës do ta bindë Challandesin që ta ftojë në ndeshjet e shtatorit. /Zeri.info