ZYRTARE: Lionel Messi largohet nga Barcelona!

ZYRTARE: Lionel Messi largohet nga Barcelona!

Sport August 05, 2021 - 20:15
Lajmet e fundit nga sporti

Tashmë është zyrtare, Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e FC Barcelonës, shkruan Zeri.info.

Lajmi është konfirmuar nga FC Barcelona, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes palëve, klubi katalunas ka njoftuar se kontrata e re nuk do të nënshkruhet nga për shkak të pengesave financave dhe rregullave të LaLigas.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle).

Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht.

FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FC Barcelonës. /Zeri.info