ZYRTARE: Aro Muric huazohet te Adana Demirspor

ZYRTARE: Aro Muric huazohet te Adana Demirspor

Sport August 05, 2021 - 20:34
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, është prezantuar sonte te Adana Demirspor, shkruan Zeri.info.

Portieri shtatlartë është huazuar për një sezon nga Manchester City te klubi nga Superliga e Turqisë.

 

 

22-vjeçari në sezonin e fundit u aktivizua te Willem II në Eredivisie.

Aro Muric vazhdon të mbetet lojtar i Manchester Cityt, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Zeri.info