Ibrahimoviqi mungon ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Ibrahimoviqi mungon ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Sport September 14, 2021 - 14:53
Lajmet e fundit nga sporti

Milani do të luajë nesër ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve pas tetë vjetësh mungesë, shkruan Zeri.info.

“Rossonerët” do të përballen me klubin anglez, Liverpoolin në kuadër të grupit G.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, në stadiumin “Anfield Road”.

E në këtë përballje Milanit do ti mungojë një lojtar shumë i rëndësishëm.

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Stefano Piolit.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romanos, sulmuesi suedez do të jetë jashtë fushës së gjelbërt për shkak të një dëmtimi që ka pësuar. /Zeri.info