Llapi nuk po mund të bëhet

Llapi nuk po mund të bëhet "rehat", përsëri e ndërron stadiumin!

Sport September 14, 2021 - 20:30
DETAJET

Llapi ka ndërruar përsëri ambient para ndeshjes me Malishevën. 

Ekipi llapjan pasi është duke shndrruar stadiumin “Zahir Pajaziti” nga bari artificial në atë natyral, ndeshjet si vendas i zhvillonte në Merdare.

Mirëpo me gjithë punën e palodhshme të tyre stadium në Merdare, vështirë që të kthehet në një gjendje të mire dhe të besuarit e Tahir Batatinës tani do të luajnë takimet si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stadiumi që mban emrin e legjendës së futbollit shqiptar ka hapur dyert për ekipin nga Podujeva dhe ndeshjen e parë si vendas do të luajnë ndaj Malishevës të mërkuren nga ora 16:00, ndeshje kjo që i takon xhiros së katërt.

Pas masave të marrë nga Qeveria e Kosovës tani kapaciteti i tifozëve nga 10% do të jetë 5% e ku në stadium mund të jenë deri në 600 shikues.

Kurse, Llapi gjithashtu i ka bërë thirrje tifozëve që t’i respektojnë masat anti Covid-19 dhe për të hyrë në stadium duhet ta kenë testin PCR negative ku duhet të jetë mbrenda 24 orësh që është bërë mbajtja e distancës 1.5m.

Postimi i plotë:

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ hap dyert dhe mirëpret skuadrën e Llapit dhe të Malishevës për ndeshjen e vlefshme për javën 4 të Superligës. Ndeshja nis në ora 16:00 dhe do të zhvillohet me 5% të kapacitetit të stadiumit apo 600 shikues.

Shikuesit të cilët do ndjekin ndeshjen obligohen të zbatojnë në përpikëri masat anti-covid. Asnjë tifoz nuk do lejohet të hyj në stadium pa biletë dhe pa maskë.

Për hyrje në stadium obligative do të jetë edhe:

– Kartela e vaksinimit ose testi PCR negativ jo më i vjetër se 24 orë nga koha e zhvillimit të ndeshjes

– Mbajtja e distancës 1.5 m

– Të hapura do jenë tribuna e perëndimit dhe lindjes

– Bileta hyrëse në sektorin e perëndimit do të kushtoj 3 Euro, kurse në sektorin e lindjes do të kushtoj 2 Euro.