Juventusi triumfon si mysafir i Malmos

Juventusi triumfon si mysafir i Malmos

Sport September 14, 2021 - 23:02
DETAJET

Juventusi triumfon si mysafir i Malmos

Juventusi e ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Torino ka shënuar fitore si mysafire e Malomos me rezultatin 3:0. 

Ky duel i takoi Grupit H.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Juventusi realizoi të tre golat. 

Alex Sandro (23’), Paolo Dybala nga penalltia (45’) dhe Alvaro Morata (45+1), shënuan golat e fitores për ekipin italian. 

Me 3 pikë, Juventusi është lider i Grupit me pikë të njëjta me Chelsean që e mposhti Zenitin 1:0 me golin e Romelu Lukakut.