Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës, merr fitoren e tretë radhazi

Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës, merr fitoren e tretë radhazi

Sport September 16, 2021 - 17:55
Lajmet e fundit nga sporti

Drenica ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Skenderaj sot shënoi fitore në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë është mbyllur me rezultatin 0-1 në të mirë të mysafirëve.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e katërt shtesë.

Drenica tani ka dhjetë pikë dhe është lidere në tabelë, kurse Ulpiana mbetet e fundit (e dhjeta) me vetëm një pikë. /Zeri.info