Munishi: Më pëlqen që lojtarët nuk u dorëzuan, Prishtinën e ndalëm në vendin e tyre dhe tani kemi përparësi për në Gjilan

Munishi: Më pëlqen që lojtarët nuk u dorëzuan, Prishtinën e ndalëm në vendin e tyre dhe tani kemi përparësi për në Gjilan

Sport September 16, 2021 - 18:28
Lajmet e fundit nga sporti

Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi baras, 1-1.

Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të. Mbrojtësi i krahut realizoi nga pika e bardhë.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Ishim me dhjetë lojtarë me disavantazh dhe i gëzohem karakterit duke mos u dorëzuar. Jemi me fat që shënuam, kemi mundur që mos ta shënonim, por më pëlqen lufta që e bën lojtarët e mi dhe ajo ka rendësi. Prishtinën e kemi rival, pika e parë është që rivalin e ndalëm në vendin e tyre dhe tani kemi përparësi tjetër kur do të luajmë në Gjilan

Penalltinë nuk e diskutoj. Gjithmonë ndaj meje ka pasur penallti. Dardani [Çaka] është ndër më të mirët, mirëpo kjo puna e penalltive është tepruar” – ka deklaruar Munishi. /Zeri.info

TABELA AKTUALE NË SUPERLIGË