Ramadani: Barazimin me Gjilanin e llogarisë si humbje

Ramadani: Barazimin me Gjilanin e llogarisë si humbje

Sport September 16, 2021 - 18:39
Lajmet e fundit nga sporti

Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi baras, 1-1.

Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të. Mbrojtësi i krahut realizoi nga pika e bardhë.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e gjashtë shtesë (90+6), me anë të Albert Dabiqajt.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirija Ramadani, për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Ky barazim është i barabartë me një humbje. E llogarisë si humbje. Avantazhi i një lojtari më tepër dhe eksperienca janë faktorët që nuk është dashur të ndodhë kjo. Nuk ia falim vetes, nuk ia falim askujt. Duhet të marrim përgjegjësi” – tha fillimisht trajneri nga Shkupi.

“Ekipi është më ndryshe me rikthimin e Mankendës dhe Abazit. Sot kishim një fytyrë tjetër nga takimet e tjera. Tani me ditë ku është problemi, shumë lehtë mund ta zgjidhnim. Jemi duke hulumtuar” – shtoi tutje trajneri i Prishtinës.

“Po të kishim egoizëm sot, do të merrnim pikë të plota. Kishim iniciativë, bëm presion edhe ndaj Ballkanit edhe sot. Na mungon qetësia dhe komponimi në fazën e sulmit” – deklaroi Ramadani. /Zeri.info

TABELA AKTUALE NË SUPERLIGË