Lushtaku: Fitorja e sotme shkon për gjithë Drenicën dhe sidomos Farukin, pozita e parë na jep më shumë vetëbesim
Drenica ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, shkruan Zeri.info.
Skuadra nga Skenderaj sot shënoi fitore në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë është mbyllur me rezultatin 0-1 në të mirë të mysafirëve.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e katërt shtesë (90+4).
Futbollisti i Drenicës, Shkëlezen Lushtaku, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” ka deklaruar:
“Unë mendoj që jemi përgatitur mjaftë mirë. Pak presion që jemi në vendin e parë, por kemi punuar shumë mirë me stafin dhe gjithë lojtarët. Kjo fitore shkon për gjithë Drenicën dhe sidomos fansin e Drenicës, Faruk Lushtakun, i cili ka vdekur sot.
“Pozita e parë na jep më shumë vetbesim. Ndeshja ndaj Dritës do të jetë e rëndësishme, por besoj se do të jemi të fokusuar 100%”. /Zeri.info