Shqipëria dhe Kosova ndajnë pikët në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror

Shqipëria dhe Kosova ndajnë pikët në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror

Sport September 16, 2021 - 21:06
Lajmet e fundit nga sporti

Shqipëria dhe Kosova janë ndarë baras në ndeshjen e parë kualifikuese për në Kampionatin Botëror të femrave “Australi – Zelandë e Re 2023”, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Kombëtarja shqiptare kaloi e para në epërsi, me golin e shënuar nga Megi Doci nga pika e bardhë në minutën e 43-të.

“Dardanet” barazuar rezultatin në minutën e 73-të, me golin e shënuar nga Valentina Limani.

Shqipëria dhe Kosova ndajnë pozitat dy dhe tre në Grupin F me nga një pikë. /Zeri.info