Zyrtare: Megzon Visoka merr drejtimin e Arbërisë

Zyrtare: Megzon Visoka merr drejtimin e Arbërisë

Sport September 16, 2021 - 21:28
Lajmet e fundit nga sporti

KF Arbëria ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Megzon Visokën dhe trajnerin kondicional, Arsim Tershanin, shkruan Zeri.info.

Megzon Visoka mbeti trajner i lirë, pasi sot (e enjte) u shkarkua nga pozita e trajnerit te FC Ferizaj.

Tani, Visoka do ta drejtojë skuadrën tjetër nga Liga e Parë, Arbërinë.

Te Arbëria, Megzon Visoka do ta zëvendësoj Jeton Gashi, i cili gjithashtu u shkarkua ditë më parë.

Njoftimi i plotë nga KF Arbëria (pa ndërhyrje):

“Megzon Visoka emrohet trener i ri i KF Arbëria

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trenerin Megzon Visoka dhe trenerin kondicional Arsim Tershani.

Megzon Visoka në rolin e trenerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit Kosovar, i certifkuar në kategorinë Uefa Pro.

Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trenerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit.

Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë”. /Zeri.info