Reagon Driton Kuka pas bashkimit të Nora Gjakoves e Distria Krasniqit në Forcat e Armatosura të Shqiperisë

Reagon Driton Kuka pas bashkimit të Nora Gjakoves e Distria Krasniqit në Forcat e Armatosura të Shqiperisë

Sport September 18, 2021 - 16:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot (e shtunë) ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

Pas këtij lajmi ka reaguar trajneri I xhudisteve, Driton Kuka duke u shprehur i gëzuar.

Kuka përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” e ka cilësuar inkuadrimin e Gjakovës dhe Krasniqit në Ushtrinë e Shqipërisë si lajm i shkëlqyeshëm.

“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “

“Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, shkroi Kuka në “Facebook”. /Zeri.info