Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin në Poloni, shënon gol të bukur për Legian

Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin në Poloni, shënon gol të bukur për Legian

Sport September 19, 2021 - 21:34

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Poloni dhe të tregojë se ai fillim i vështirë ishte thjesht mungesë ambientimi. Ish-talenti i Tiranës ka gjetur sërish golin për Legia Warszaw në Poloni.

20-vjeçari ka arritur të finalizojë me sukses një aksion të projektuar nga ai me një skemë shumë të bukur. Në fund talenti kaloi çdo kundërshtar dhe tundi rrjetën në afërsi të portës.

Formë e jashtëzakonshme e Muçit këtë sezon dhe që nga nisja e sezonit ka arritur të tregojë cilësitë e tij dhe të jetë i rëndësishëm për kampionët e Polonisë. Muçi ka tunur tre herë rrjetën në këtë nisje të sezonit.