Kane për legjendën Jimmy Greaves: Jimmy ishte një legjendë, do të ishte e pabesueshme të thyesh rekordet e tij një ditë

Kane për legjendën Jimmy Greaves: Jimmy ishte një legjendë, do të ishte e pabesueshme të thyesh rekordet e tij një ditë

Sport September 19, 2021 - 21:39

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka folur pas vdekjes së legjendës angleze, Jimmy Greaves, i cili vdiq në moshën 81 vjeç, shkruan Zeri.info.

"Dua të shpreh ngushëllimet tona për familjen e Jimmy dhe miqtë e ngushtë".

Kjo është një ditë e trishtuar. Ai luajti për Tottenham dhe Chelsea, kështu që shpresoj se ne do të tregojmë futboll të mrekullueshëm në nder të tij. Jimmy ishte një lojtar i mahnitshëm, një shënues, një legjendë e klubit dhe vendit.

Më tremb se sa lojtar i mirë ishte. Do të ishte e pabesueshme të përpiqesh të thyesh rekordet që ai vendosi një ditë. U takova me të në 2017 ", tha Kane.

Greaves, ishte golashënuesi më i madh anglez për gjashtë herë.

Ai kishte luajtur edhe për West Ham Unitedin, Brentfoodin, Chelsmfordin, Barnetin dhe Woodford Town. /Zeri.info