Juventusi dhe Milani ndahen baras

Juventusi dhe Milani ndahen baras

Sport September 19, 2021 - 22:40

Juventus dhe Milani kanë barazuar me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së katërt në Seria A.

Pas vetëm katër minutave lojë, Juventusi nisi një kundëraksion të shpejtë, ku Paulo Dybala asistoi për Alvaro Moratan, që asistoi portierin dhe realizoi për 1-0.

Dy skuadrat tutje, provuan, mirëpo ishin të pasuksesshme në këtë pjesë .

Ishte Milani që barazoi rezultatin përmes sulmuesit në formë Ante Rebic, që shënoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit (76′).

Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Me këtë barazim, Milani zë pozitën e dytë me 10 pikë, aq sa ka lideri Interi, kurse Juventus ngritët në pozitën e 18-të me vetem dy pikë. /Zeri.info