Pochettino për zëvendësimin e Messit: Mund t’ju pëlqejë, ose mund të mos ju pëlqejë, trajneri merr vendime

Pochettino për zëvendësimin e Messit: Mund t’ju pëlqejë, ose mund të mos ju pëlqejë, trajneri merr vendime

Sport September 20, 2021 - 13:13
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint Germain ka arritur të fitojë në derbin francez ndaj Lyonit me rezultat 2-1, në kuadër të javës së pestë në Ligue 1, shkruan Zeri.info.

Trajneri i PSG-së, Pochettino në 15 minutat e fundit vendosi ta zëvendësojë Messin për Achraf Hakimin.

Për këtë vendim Messi u duk i revoltuar duke mos ia dhënë dorën Pochettinos.

Trajneri argjentinas pas ndeshjes shpjegoi se pse vendosi ta zëvendësojë lojtarin, duke thënë se trajneri është ai që vendosë.

“Të gjithë e dinë që ne kemi shumë lojtarë shumë të mirë.

Ne duhet të bëjmë një përzgjedhje të skuadrës para se të dalim në fushë, dhe pastaj në ndeshje, duke menduar se çfarë është më e mira për ekipin dhe për secilin lojtar’.

“Ndonjëherë vendimet janë pozitive, ndonjëherë jo. Por kjo është arsyeja pse trajneri qëndron pranë stolit për të marrë vendime”.

“Mund t’ju pëlqejë, ose mund të mos ju pëlqejë. E pyeta se si ndihej. Ai tha se gjithçka është mirë me të, nuk ka probleme”, tha Pochettino