Arsenali ka gati ofertën për Lang, londinezët e duan transferimin e tij në janar

Arsenali ka gati ofertën për Lang, londinezët e duan transferimin e tij në janar

Sport October 14, 2021 - 17:51
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali raportohet se ka gati ofertën për Noa Lang, i cili shihet si zëvendësues i Alexandre Lacazettes, shkruan Zeri.info.

Lacazette raportohet se nuk është i interesuar të qëndrojë te Arsenali, pavarësisht se i është ofruar një kontratë e re, sipas “The Sun”.

30-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon më 30 qershor të vitit 2022.

“The Sun” gjithashtu ka shkruar se klubi londinez është i gatshëm të tentojë transferimin e Lang në janar, duke i ofruar Club Brugge 25 milionë funte.

22-vjeçari shquhet për aftësinë e tij për të luajtur si sulmues qendre, i krahut të djathtë dhe të majtë.

Reprezentuesi holandez ka kontratë të vlefshme me klubin belg deri më 30 qershor 2025. /Zeri.info