Peja mposht Dritën dhe rikthehet në pozitën e parë

Peja mposht Dritën dhe rikthehet në pozitën e parë

Sport October 14, 2021 - 18:46
Lajmet e fundit nga sporti

KB Peja ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Pas Prizreni-16, të udhëhequrit e Semsettin Bas kanë mposhtur edhe Dritën në ndeshjen e javës së gjashtë me rezultat 81-91.

Edhe pse Drita ishte vendase, kjo ndeshje u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, shkaku se gjilanasve i mungon një palestër.

Alan Arnett me 23 pikë, Dardan Berisha me 20 dhe Stephen Maxwell me 19 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Kurse, te Drita u dalluan Marcus Mayers me 25 pikë dhe Arian Mehmeti me 15.

Pas kësaj fitore, Peja ka 11 pikë dhe është lidere e vetme në Superligë, teksa Drita mbetet në pozitën e fundit (8) me gjashtë pikë. /Zeri.info