Të shtunën do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në volejboll

Të shtunën do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në volejboll

Sport October 14, 2021 - 19:07
Lajmet e fundit nga sporti

Në vikendin që po vjen do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, shkruan Zeri.info.

Në finalen për vitin 2021 do të takohen M Technologie dhe Drita.

Drita si kampione e Kosovës në fuqi dhe M Technologie si fituese e Kupës, do të luftojnë për trofeun e Superkupës.

Gjithçka do të mësohet të shtunën në këtë super ndeshje e cila do të transmetohet në “RTK 4”.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Zeri.info