Tifozët e Vushtrrisë sulmuan trajnerin Visoka me gur dhe metale nga tribunat

Tifozët e Vushtrrisë sulmuan trajnerin Visoka me gur dhe metale nga tribunat

Sport October 16, 2021 - 16:37
Lajmet e fundit nga sporti

Liga e Parë e Kosovës ka parë disa pamje të tmerrshme pas përfundimit të ndeshjes FC Vushtrria dhe FC Arbëria.

Tifozët e FC Vushtrria e sulmojn trenerin Megzon Visoka me gur dhe metale nga tribunat, ndërsa pati edhe sulmim nga brenda nga FC Vushtrria.

Takimi ishte ndërprerë për më shumë se 15 minuta dhe më pas rinisi përsëri.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe videon, ku shihen duke u afruar lojtarët e Vushtrrisë në tribuna.

Komisioni Disiplinor pritet të reagojë në mënyrë të “rreptë” ndaj skuadrës së Vushtrrisë.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.