Barcelona planifikon transferimin e Sanchesit në janar

Barcelona planifikon transferimin e Sanchesit në janar

Sport October 17, 2021 - 10:35
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona është duke planifikuar transferimin e Renato Sanchesit, shkruan Zeri.info.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona do të tentojë transferimin e Sanchesit në afatin kalimtar të janarit.

Katalunasit janë të interesuar që në janar ta huazojnë lojtarin, por në marrëveshje të përfshihet opsioni me të drejtë ose detyrim blerjeje në verë.

Mesfushori francez ka kontratë të vlefshme me Lille deri më 30 qershor 2023. 

23-vjeçari është një nga futbollistët kryesor te skuadra franceze, e cila në sezonin e kaluar u shpall kampione në Ligue 1. 

Renato Sanches në të kaluarën ka luajtur edhe te Bayern Munich, Sëansea City dhe Benfica. /Zeri.info